Gazetari kosovar që u sulmua me armë mbrëmë: ‘I dëshpëruar me shtetin tim’

Gazetari kosovar që u sulmua me armë mbrëmë: ‘I dëshpëruar me shtetin tim’

13:29, 18/10/2020

Në drejtim të automjetit të një gazetari të Kosovës është qëlluar me rreth gjashtë plumba gjatë mbrëmjes të së shtunës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari Shkumbin Kajtazi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Express se në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash.

Zahiti shpjegoi se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Rasti është iniciuare si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Është bërë shikimi i vendngjarjes, në veturë janë gjetur 2-3 gëzhoja plumbash. Hetuesit po punojnë për ta zbardhur rastin, deri më tani nuk ka të dyshuar.”

Postimi I tij:

Miq,

Mbre?me? u pe?rballa me nje? sulm te? rrezikshe?m: vetura ime u qe?llua me 5 ose 6 plumba.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnate?s, kur vetura ishte e parkuar ne? qende?r te? Mitrovice?s.

Une? isha afe?r dhe kam de?gjuar krisma arme, por si njeri naiv qe? beson se Kosova e?shte? vend normal, nuk e kam lejuar mendjen te? me? thote? se mund te? jete? sulm i tille?. Isha gabim.

Kur u afrova tek vendi ku e kisha parkuar, pashe? se vetura ishte de?mtuar ne? mase? te? madhe. Ne? fillim pata bindjen se ishte goditur me dic?ka te? forte?, mire?po me? pas u ve?rejten gjithandej vrima dhe predha te? plumbave: ne? ule?sen e shoferit, ne? tavan e ne? pjese?n e prapme.

Edhe ne? Polici deklarova se rasti lidhet me pune?n, pasi problem personal me dike? nuk kam pasur qe? nga shkolla e mesme.

Rasti e?shte? ne? Polici dhe shpejt do ta marrin ne? dore? hetuesit e krimeve te? re?nda. Zbardhja e tij duhet të bëhet shpejt, ose rrezikon të mbetet zhag si i mëparshmi.

Nuk ndihem i frike?suar, qe? e?shte? qe?llim i personave qe? me? vihen pas. Jam thjesht i de?shpe?ruar me shtetin tim dhe njere?zit e tij.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco