Të tjera shkarkime/ Hoti nënshkruan vendimin për drejtorin e doganave dhe drejtorin e ATK-së

Të tjera shkarkime/ Hoti nënshkruan vendimin për drejtorin e doganave dhe drejtorin e ATK-së

20:32, 16/10/2020

Menjëherë pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, janë shkarkuar edhe drejtori i doganës dhe i Administratës Tatimore të Kosovës.

Kryeministri Avdullah Hoti e ka shkarkuar edhe drejtorin e ATK, Ilir Murtezaj dhe ushtruesin e detyrës së doganës, Ibrahin Xhaka.

Deri tani, ky është shkarkimi i treti brenda ditës.

Më herët, kreu i qeverisë shkarkoi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt. Vendimin e propozoi ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, shkruajnë mediat në Kosovë.

Në vend të tij, Hoti emëroi Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco