Kryeministri shkarkon drejtorin e përgjithshëm të Policisë

Kryeministri shkarkon drejtorin e përgjithshëm të Policisë

17:43, 16/10/2020

Ditën e sotme, kryeministri Avdullah Hoti ka shkarkuar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Përkohësisht, në vend të tij është emëruar Samedin Mehmeti.

Sipas mediave në Prishtinë, motivacioni i shkarkimit ka qenë “performanca e dobët”.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thotë njoftimi i ZKM-së.

Rashit Qalaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës në gusht të vitit 2018 nga kryeministri i asaj kohe Ramush Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco