Kosovë, 42 të shëruar dhe 104 raste të reja me Covid 19

Kosovë, 42 të shëruar dhe 104 raste të reja me Covid 19

15:04, 16/10/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive dhe dy viktima.

Instituti I Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 42 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.393.

Numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco