Lajçak: Kosova të ndryshojë kushtetutën për Asociacionin, ajo nuk është Bibël

Lajçak: Kosova të ndryshojë kushtetutën për Asociacionin, ajo nuk është Bibël

12:26, 16/10/2020

I dërguar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, ka thënë në Beograd se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin. Për Kushtetutën emisari i BE-së thotë se nuk është Bibël që të mos ndryshohet, shkruajnë mediat serbe.

Pas takimit me të dërguarin special të BE-së për negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Beogradi është i gatshëm të vazhdojnë dialogun sa herë që të caktohet në Bruksel. Lajçaku në anën tjetër ka thënë se gjithçka që është rënë dakord në Bruksel duhet të përmbushet.

Ne kemi analizuar gjithçka që është arritur dhe ajo që është e rëndësishme është që kemi rënë dakord ta vazhdojmë dialogun dhe angazhimin e plotë të Republikës së Serbisë për vazhdimin e këtij procesi dhe dëshirën për të arritur një zgjidhje kompromisi në mënyrë që të krijohen marrëdhënie më të mira midis serbëve dhe shqiptarëve dhe normalizimin e marrëdhënieve mes BE-së, Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi presidenti serb.

Ai tha se gjatë bisedimeve këmbënguli në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.

Ky është një kusht pa të cilin dialogu nuk mund të vazhdojë me sukses. Paqja nuk është një zgjidhje e keqe, lufta është”, shprehet Vuçiq.

Ai shtoi se Beogradi është i gatshëm ta vazhdojë dialogun me Prishtinën, sa herë që Lajçak i cakton takimet.

“Çfarëdo bisedash që të kemi, sado të vështira dhe të komplikuara, ndonjëherë edhe të këqija, është më mirë të kemi një dialog, biseda, sesa të mos flasim, sepse kur nuk flasim, gjithmonë mund të ketë incidente duke rrezikuar jetën e njerëzve”, tha Vuçiq.

Miroslav Lajçak, në anën tjetër, tha se gjithçka që është rënë dakord në Bruksel duhet të përmbushet. I dërguari special thotë se gjithçka që lidhet me Asociacionin e Komunave Serbe tashmë është rënë dakord dhe është nënshkruar dhe se duhet të realizohet, hapi tjetër është negocimi i statusit të këtij komuniteti.

 

Kur bëhet fjalë për Kushtetutën, ai thotë se pozicioni i BE-së është të negociojë procese kaq serioze sa është logjike që Kushtetuta duhet të ndryshohet.

“Dhe askush nuk tha që ishte e pamundur, Kushtetuta nuk është Bibla. Nëse biem dakord për çështje serioze, atëherë sigurisht që duhet të pasqyrohet në Kushtetutë”, tha ai

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi/gjermani16/10/2020 19:54

Zoti Lajcak, shko laj gojen kur te flasesh per Kushtetuten e Kosoves. Serbia ka detyrime te pashlyera persa i perket luftes si agresor ne Ballkan e ne vecanti ne Kosove. Jane mijera e qindramijra njerez civile te vrare e te debuar me forcen e armeve nga shtepite e tyre. Jane me mijera bisnese te shkateruara nga lufta qe shteti i Serbise ka zhvilluar ne Kosove. Ka shume Viktima e deme materiale te pa kompesuara ne Kosove. Nuk ka kerkuar askush falje publike per te gjitha keto masakra (rreth 400 te dokumentuara) ndaj popullsise civile ne Kosove. Asnje Kosovar qofte ushtarak apo civil nuk e ka kapercyer nje here Kufirin me Serbine dhe nuk ka bere deme apo vrasje ne Serbi. Kjo eshte e verteta. Nese nuk je ne gjendje te kuptosh REALITETIN shko e gjej nje hobbi tjeter. Ne syte e mia ti je nje INJORANT me dipllome. Serbia e srbet duhet ta mbledhin mendjen nje here e mire se askush ne Ballkan nuk ja u ka nevojen as per nje pershendetje. Jane pikerisht ata qe ja u kane nevojen te gjitheve Komshinjve te tyre. Ata le ti bejne llogarite mire. E ardhmja nuk eshte ne favorin e tyre.

Shto koment

Denonco