Kosova do t'i heqë pajisjet 5G të shitësave që s'iu besohet

Kosova do t'i heqë pajisjet 5G të shitësave që s'iu besohet

11:26, 16/10/2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti garantoi të premten se "në Kosovë nuk do të ketë më përdorim të pajisjeve 5G që sigurohen nga shitës të pabesueshëm."

Ai tha se "Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre.

Sot kam pritur në takim përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike, me të cilët kemi biseduar për rolin e rëndësishëm që kanë në ruajtjen e sigurisë kombëtare, ruajtjen e rendit publik, ruajtjen e kufirit shtetëror, për funksionim të qëndrueshëm e të besueshëm përmes institucioneve përkatëse shtetërore dhe bashkërendimit të veprimeve ndër-institucionale."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco