VV tregon se janë tri mundësi për zgjedhjen e Presidentit

VV tregon se janë tri mundësi për zgjedhjen e Presidentit

12:59, 01/10/2020

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas paralajmërimeve të zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës se kjo parti mund të jetë pjesë e qeverisë nëse plotësohen dy kushte të saj.

Glauk Konjufca, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, ka thënë se zgjedhja e presidentit mund të bëhet përmes tri opsioneve.

“Isa Mustafa duhet ta heqë Avdullah Hotin, Haradinaj duhet të votojë për kandidatin e PDK-së ose PDK duhet të votojë për Ramushin president. Për t’u siguruar 80 votat e nevojshme, nuk është shumë lehtë për të bërë pazar. Duhet ta shohim se kush do ta paguajë çmimin”, ka thënë Konjufca në DebatPlus në TV Dukagjini.

Ndërkohë, kryetari i degës së PDK në Skenderaj, Sami Lushtaku, tha se është qëndrim i partisë, se PDK mund të bëhet pjesë e qeverisë - nëse e merr postin e Presidentit ose të Kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco