Kosovë, 46 raste pozitive dhe 62 pacientë të shëruar nga Covid 19

Kosovë, 46 raste pozitive dhe 62 pacientë të shëruar nga Covid 19

15:04, 30/09/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.

Sot nuk ka humbur jetën asnjë i infektuar dhe janë shëruar 62 pacientë derisa ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.

Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco