Jorn Rohde: Votojeni projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Jorn Rohde: Votojeni projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

13:19, 30/09/2020

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë thirrje që të votohet në Kuvend projektligji për rimëkëmbje ekonomike. Ai me anë të një postimi në Twitter ka thënë se lufta kundër efekteve negative në ekonomi të shkaktuara pandemia është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhim të përbashkët, njofton RTK.

“Në këtë aspekt është mjaft dëshpëruese dhe sipas njohurive të mia edhe rast unik në Evropë se për herë të 5-të në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur marrëveshje për draft-ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”.

“Ajo që duhet urgjentisht nga gjithë përgjegjësit është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës me të drejtë e presin këtë”, ka shkruar Rohde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco