Kosovë 72 të shëruar dhe asnjë viktimë nga Covid 19

Kosovë 72 të shëruar dhe asnjë viktimë nga Covid 19

14:59, 29/09/2020

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe  janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.

Numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco