Operacion i madh policor në Pejë, arrestohen 11 persona me arsenal armësh

Operacion i madh policor në Pejë, arrestohen 11 persona me arsenal armësh

13:06, 29/09/2020

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti Special, ka zhvilluar një operacion të gjerë në rajonin e Pejës.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse është realizuar në dhjetë ambiente, me përkrahjen e Njësitit special, K9 dhe disa njësi të stacionit policor në Pejë.

“Gjatë kontrollit, si pronë material janë gjetur dhe sekuestruar: 3 armë të gjata gjysmautomatike, 6 armë të vogla revole, 2 karikatorë, një palë dylbi, 180 fishekë kalibër i ndryshëm, 2.000 euro, 2 vetura dhe 12 telefona mobilë”, kanë thënë burimet e IndeksOnline brenda policisë.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 11 persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit special janë dërguar në paraburgim për vazhdimin e procedurës së mëtejme gjyqësore, ndërsa një i dyshuar gjatë kontrollit nuk është gjeturdhe është shpallur në kërkim.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco