'Me 99 %, Hashim Thaçi do të arrestohet nga Gjykata Speciale'

'Me 99 %, Hashim Thaçi do të arrestohet nga Gjykata Speciale'

09:59, 29/09/2020

Me 99% pritet që të ndodhë arrestimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale. Kështu ka propaganduar, kryediplomati serb, Ivica Daçiç.

Në ‘Happy TV’, ai tha se Hashim Thaçi e dinte se çfarë do të ndodhte me të, duke aluduar me ngritjen e aktakuzës.  “Nuk e di nëse Thaçi do të dënohet apo jo. Por probabiliteti për t'u arrestuar është 99%”, u shpreh Daçiç.

Ai theksoi se nuk duhet të gëzohemi për këtë, por duhet të kërkojmë prova. “Ne duhet të mësojmë nga hebrenjtë … Të njohim çdo sakrificë, histori, të kujtojmë, thjesht të jemi dhimbja jonë kombëtare, që duhet ta kalojmë nga brezi në brez”, tha ai.

“Ne si serbë duhet të falim, por ka disa raste që nuk mund t’i falim dhe ne nuk duhet të kërkojmë falje vazhdimisht."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi/gjermani29/09/2020 11:29

Ne duhet të mësojmë nga hebrenjtë … Ti je gjenial i dashur Ivica Dacic. Ndoshta nje dite me perparimin e shkencave mjekesore do te mundesohet edhe ty ti shohesh ngjarjet si kane ndodhur. Vrasjet massive, largimin e shqiptareve me force nga shtepite e tyre ne drejtim te vendeve fqinje etj. etj. ne kosove ndaj popullates shqiptare nuk i kane kryer harabelat apo laraskat por serbet me te gjtha mundesite e tyre civile paramilitare, policore e ushtarake te shtetit Serb. Ju jeni Nazistet e Ballkanit e beni vertet mire te mesoni e ti pervetesoni mesimet e Hebrejve se ashtu si ata edhe viktimat e verteta te kesaj lufte do ta tregojne te verteten e tyre brezave te ardhshem ne shekuj ashtu si te paret e tyre te martirizuar nga forcat serbe mesazhet e tyre i kane lene ne Mediat e Europes Vatikanit dhe te Amerikes ne dokumentet Shtetrore te ish Jugosllavise e ne arshivat e botes. Komplekset e inferioritetit tuaj mund ti trajtoni tek psiqiatria apo psikologjia por jo ne mediat ditore. Symptomat tuaja jane te bezdisshme e nuk shkaktojne me as te qeshura keqdashese.

Shto koment

Denonco