Kosovë, 142 të shëruar dhe 3 viktima nga Covid 19

Kosovë, 142 të shëruar dhe 3 viktima nga Covid 19

15:10, 28/09/2020

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 48 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 viktima dhe142 pacientë të shëruar derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475.

Numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco