Kosovë 46 raste pozitiv dhe 2 viktima nga Covid 19 në ditën e fundit

Kosovë 46 raste pozitiv dhe 2 viktima nga Covid 19 në ditën e fundit

15:14, 26/09/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 560 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën dy pacientë dhe janë  shëruar 77 persona ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641.

Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco