Gjykata Speciale mundet ta dënojë Hysni Gucatin nga pesë deri në burgim të përjetshëm

Gjykata Speciale mundet ta dënojë Hysni Gucatin nga pesë deri në burgim të përjetshëm

12:13, 26/09/2020

Fletarrestimi i lëshuar nga Prokurori i Specializuar për kryetarin e OVL-UÇK’së, Hysni Gucati e ngarkon atë me tri vepra penale bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Sipas pretendimeve të Speciales, ai mund të dënohet nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.

Sipas fletarrestimit të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Hysni Gucatin ekzistojnë dyshimet e bazuara se ai është përgjegjës për veprat kriminale tentim të kryerjes së shkeljes së frikësimit gjatë procedurave(hetuese) kriminale sipas nenit 387 të Kodit Penal, për kryerjen e hakmarrjes sipas nenit 388 dhe për shkeljen e fshehtësisë së procedurave sipas nenit 392 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,

“Për Hysni Gucatin ekzistojnë dyshimet e bazuara se ai është përgjegjës për veprat kriminale tentim të kryerjes së shkeljes së frikësimit gjatë procedurave(hetuese) kriminale sipas nenit 387 të Kodit Penal. Poashtu ekziston dyshimi i bazuar se Hysni Gucati është përgjegjës në aspektin kriminal për kryerjen e hakmarrjes sipas nenit 388 të Kodit Penal, më saktësisht ekziston dyshimi i bazuar se Gucati ka mbajtur tri konferenca për shtyp në datat 7, 16 dhe 22 shtator 2020 ku ka shpërnadrë ose ndryshe i ka bërë të qasshme për media të dhënat konfidenciale dhe jo publike dhe dokumentet në lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar përfshirë emrat dhe hollësitë personale të dëshmitarëve(të mundshëm) në këtë mënyrë duke i ekspozuar këta individë ndaj kërcënimeve të mundshme për sigurinë e tyre. Tutje, ekziston dyshimi i bazuar se Gucati është përgjegjës penalisht për shkeljen e fshehtësisë së procedurave sipas nenit 392 të Kodit Penal”, thuhet në fletarrestimin për Hysni Gucatin të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco