Rriten tensionet/ Pas arrestimit të kryetarit, hetuesit e Speciales ndalojnë edhe nënkryetarin e OVL-së

Rriten tensionet/ Pas arrestimit të kryetarit, hetuesit e Speciales ndalojnë edhe nënkryetarin e OVL-së

16:59, 25/09/2020

Janë rritur tensionet në Kosovë pas arrestimit të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ku hetuesit e Speciales kanë ndaluar edhe nënkryetarin e OVL-së Nasim Haradin.

Protestat masive kanë nisur pas arretimit të Gucatit, i cili u nis pak më parë drejt Gjykatës së Hagës.

Sipas informacioneve, Haradinaj është ndaluar pas fjalimit të tij para mediave, i cili tha se nuk e njohin Gjykatën Speciale.

“Ne nuk e njohim këtë gjykatë. Kjo çfarë ka ndodhur sot na bën të mendohemi se a kemi shtet, a kemi organe shtetërore, a kemi parlament, edhe pse e dimë çfarë e kemi. A kemi Kushtetutë? A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomën e gjumit pa trokit, as në zyre nuk bën të hyjë askush pa trokit. EULEX sillet kështu me neve sepse nuk na konsideron njerëz, nuk na intereson të denjë. Specialja nuk është e Kosovës”, kishte thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco