Kosovë 1 viktimë dhe 101 të shëruar në 24 orët e fundit nga Covid 19

Kosovë 1 viktimë dhe 101 të shëruar në 24 orët e fundit nga Covid 19

15:01, 25/09/2020

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person dhe janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.674.

Numri total i rasteve pozitive është 15.379 raste nga 64.894 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco