Anulohet takimi Vuçiç -Hoti , çështja e komunave minoritare nuk janë pjesë e negocimit

Anulohet takimi Vuçiç -Hoti , çështja e komunave minoritare nuk janë pjesë e negocimit

14:34, 25/09/2020

Bashkimi Europian, ka konfirmuar se nuk do të mbahet takimi i parashikuar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano tha se takimi i radhës do të do mbahet në nivel ekspertësh.

Ky takim do të ketë në fokus vetëm çështjet financiare për pronat dhe pa përfshirë në diskutim çështja e komunave minoritare, pasi palët nuk janë dakorduar.

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurise, Peter Stano ka thënë se zhvillimi i dialogut në nivel ekspertesh tregon se nuk ka krizë, por dialogu ecën përpara. Sakaq Stano nuk ka anoncuar një datë të ardhshme mbi dialogun Prishtinë-Beograd.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco