Kosova raporton 62 raste pozitive dhe 1 viktimë nga Covid 19

Kosova raporton 62 raste pozitive dhe 1 viktimë nga Covid 19

15:00, 23/09/2020

Kosova duket që e ka vendosur pandeminë nën kontroll me shifrat e publikuar ditët e fundit, po ashtu edhe numri i viktimave ka rënë ndjeshëm, krahasim me shifrat e larta të publikuar në mesin e gushtit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive.

Sot është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754.

Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco