Haradinaj: Jam befasuar nga zotësia e Grenell

Haradinaj: Jam befasuar nga zotësia e Grenell

13:11, 23/09/2020

Ardhja e delegacionit amerikan në Kosovë, për më pak se tri javë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, po shihet si diçka që nuk është parë asnjëherë deri më sot nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj e ka vlerësuar shumë punën e emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke shtyrë përpara marrëveshjen për normalizim ekonomik të 4 shtatorit.

“Jam i befasuar me zotësitë e Grenellit. Jam i mahnitur me fuqinë e delegacionit amerikan për temat. Është e paparë të futen menjëherë temat në zbatim pas arritjes së marrëveshjes. Nuk duhet të shihet pak kjo. Nuk mund të mos ia pranoj meritën Grenellit”, është shprehur ai në emision Rubikon të Klan Kosovës.

Haradinaj megjithatë e ka pranuar se në vizitën e djeshme të delegacionit të qeverisë amerikane në Prishtinë nuk ishte takuar me ish-ambasadorin Grenell, me të cilin ka komunikime të rregullta, pavarësisht  se kanë mos pajtime.

“Nuk mund të them se më ka mikun më të mirë në Kosovë. Unë i kam treguar se cili është problemi më i madh i ynë. Ata janë profesionistë dhe njerëz të zotë. S’është puna që nuk iu besoj, por unë e marr rrogën nga Kosova, ndërsa Grenelli paguhet nga Trump”, është shprehur ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco