'Ndjekje penale, kujtdo që publikon identitetin e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale'

'Ndjekje penale, kujtdo që publikon identitetin e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale'

13:05, 23/09/2020

Gjykata Speciale është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht me forcë individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre, ka thënë Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, sipas RTK.

“Gjatë kësaj kohe unë kam vënë re gjithashtu profesionalizmin e lavdërueshëm dhe integritetin etik të gazetarëve të Kosovës dhe komentatorëve të tjerë publikë, shumë prej të cilëve kanë folur qartë se si aktivitetet e tilla minojnë sundimin e ligjit dhe kursin e drejtësisë“, ka thënë Bennett në një deklaratë për media, të lëshuar të martën.

Tri herë këtë muaj, Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së ka thënë se ka pranuar disa dokumente, që pretendon se kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë. Përmbajtja e këtyre dokumentave nuk është e qartë dhe nuk dihet nëse ato janë origjinale.

Identiteti i personit, i cili, sipas Oorganizatës, ka dërguar në këtë organizatë “mijëra dosje me dëshmi dhe emra dëshmitarësh”, vazhdon të jetë anonim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco