‘Nata e jashtëzakonshme’ me gosti në Beograd, Grenell i jep edhe një dhuratë Vuçiçit

‘Nata e jashtëzakonshme’ me gosti në Beograd, Grenell i jep edhe një dhuratë Vuçiçit

11:34, 23/09/2020

“Një natë e jashtëzakonshme” e përshkroi Richard Grenell, emisar special i SHBA-së për dialogun, darkën që kishte në Beograd me zyrtarët serbë, përfshirë presidentin Aleksander Vuçiç dhe kryeministren, Ana Bërnabiç.

Nën tingujt e muzikës amerikane, me verë e ushqime, Grenell publikoi një video të festës së mbrëmshme në Beograd, ku të pranishëm ishin delegacioni amerikan dhe zyrtarët e qeverisë dhe presidencës serbe, shkruan lajmi.net.

 “Nderin” e gostisë, Grenell, Vuçiçit ia ktheu me një dhuratë, që në dukje në fotografinë e postuar nga Vuçiç duket të jetë një libër.

“Faleminderit Richard Grenell, për përkushtimin dhe punën e mirë për rajonin. Dhe faleminderit për dhuratën e mrekullueshme”, ka shkruar Vuçiç.

Libri që  Grenell ia ka dhuruar Vuçiqit ka të bëj me dekorimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ky libër bën fjalë për stilet e veçanta të familjeve presidenciale që kanë qëndruar ndër vite në Shtëpinë e Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco