Përveç maskës, Kosova do të heqë disa kufizime ndaj COVID-19

Përveç maskës, Kosova do të heqë disa kufizime ndaj COVID-19

10:56, 23/09/2020

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë çlirim të masave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19. Zemaj në Edicionin Special në Klan Kosova mes tjerash bëri të ditur se maska do të mbetet e detyrueshme.

“Çdo masë liruese do të ketë përcjellje të zbatimit të asaj mase. Nëse lëvizim një orë për kufizimin e lëvizjes ose zgjatje të orarit të gastronomisë, do të ketë dy ose tre masa shtesë, duhet të ecim me masa të kujdesshme”.

“Gjatë kësaj jave do të ketë lirim të masave. Gjatë kësaj jave do t’i përcjellim propozimet tek qeveria që pastaj të merret vendimi”, deklaroi Zemaj.

“Po hyjmë në fazën e vjeshtës deri tani nuk kemi lejuar të ketë njerëz në ambiente të mbyllura, po tashmë kjo do të lejohet”.

Zemaj tregoi se cilat masa do të lirohen këtë javë.

“Orari deri në 22:30, disa komuna me kufizim të lëvizjes, ndalesa në lokale të mbyllura, shumë aktivitetë sportive: Do të merren masa për këto”.

Zemaj mes tjerash tregoi se njëra nga masat shtesë që do të merret gjatë kësaj jave do të jetë kufizimi me shtetet fqinje që në 100 mijë banorë kanë 5% të prekur me COVID-19.

“Njëra ndër masat do të jetë kufizimi me shtetet fqinje – do të kërkojmë teste për të parë nëse personi që po vjen në Kosovë është i pastër nga COVID-19”.

Po ashtu mbartja e maskës do të mbetet obligative.

“E kemi hartuar udhëzuesin e qartë për mbartjen e maskës, krahas vendimit të ri të maskës, higjinës dhe distancës do të jetë e qartë se kur duhet ta mbajmë maskën dhe kur do të ketë ndëshkim për mosbartje”.

“MBarja e maskës do të jetë obligative, vetëm nëse je i vetëm në makinë mund të mos e mbash çdoherë. Po kur është një tjetër person, të dy duhet ta mbajnë maskën”.

Zemaj po ashtu bëri të ditur se disa vende e kanë larguar Kosovën nga vendet e rrezikuara nga COVID-19 ndërsa disa tjera e kanë ende në këtë listë.

Mes tjerash Zemaj bëri të ditur se këtë javë do të nisin testimet masive dhe deklaroi se deri tani nuk ka nënshkruar asnjë blerje nga fondet e MSH-së por gjithçka ka ardhur nga partneriteti i ndërtuar me donatorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco