Çifti dëshmor i Kosovës, Fehmiu dhe Xheva

Çifti dëshmor i Kosovës, Fehmiu dhe Xheva

14:12, 22/09/2020

Ata sot kanë përvjetorin e rëniesL 22 vjet që Fehmi e Xhevë Lladrovci dhanë jetën për lirinë e Kosovës më 22 shtator 1998. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dr. Vjosa Osmani, i përkujtoi sot heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci.

"22 vjet më parë Fehmi e Xhevë Lladrovci u shndërruan jo vetëm në heronj të Kosovës, por në rrëfimin që do të mbijetojë brezat për çiftin dëshmor, - tha Osmani. - Siç e kaluan bashkë gjithë jetën, vazhduan edhe në luftë duke e transformuar aktivitetin e tyre kombëtar në luftë për çlirimin e vendit për të cilën nuk pushuan deri në frymën e fundit.

Në betejën e Çiçavicës u takuan së fundi e po aty ranë të dytë për t`u shndërruar në referencë të lirisë, në kurajo dhe në inspirim se për lirinë gjithçka ka kuptim. Xheva me Fehmiun janë kuptimi i lirisë sot, janë amaneti i brezave dhe thirrje që shtetin ta bëjmë siç deshën ata!

Kujtim përherë për Xhevën e Fehmiun dhe për të gjithët gratë e burrat dëshmorë që e bën të mundshme lirinë tonë!" tha osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco