Grenell në Beograd, shpalos premtimet e Donald Trump ndaj Serbisë

Grenell në Beograd, shpalos premtimet e Donald Trump ndaj Serbisë

13:43, 22/09/2020

Serbi - I Dërguari Special i Presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, deklaroi se marrëveshja nga Washingtoni dhe marrëveshjet e arritura në Beograd nuk janë thjesht fjalë në letër, por gjithashtu nënkuptojnë punë të reja për njerëzit që jetojnë në këtë rajon dhe zhvillimin e sektorit privat.

“Ne nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishte Presidenti Trump, i cili besonte se diçka tjetër mund të ndodhte, - citon Indeksonline. - Trump besonte se ekonomia mund të vihej në plan të parë dhe theksi mbi vendet e punës. Premtime iu dhanë popullit të Serbisë dhe ne duam që ju të na i merrni në konsideratë. Këto nuk janë thjesht fjalë në letër, por punë për njerëzit që jetojnë këtu,” tha Grenell, duke theksuar se ky ishte një mesazh për qytetarët serbë.

Delegacioni i Qeverisë amerikane, pjesë e të cilit është edhe Grenell gjatë së hënës ishte në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco