VIDEO/ Fjolla Morina del para Gjykatës së Kukësit bashkë me dy miqtë e saj

VIDEO/ Fjolla Morina del para Gjykatës së Kukësit bashkë me dy miqtë e saj

08:58, 22/09/2020

Këngëtarja e njohur kosovare Fjolla Morina ka dalë sot para Gjykatës së Kukësit për t'u njohur me masën e sigurisë. Fjolla u arrestua më 19 shtator në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, duke hyrë në Shqipëri me dy pistoleta me vete: një armë zjarri "Zoraki", me 23 fishekë dhe në bagazh të automjetit të saj, një pistoletë në dukje e dyshuar si lodër çakmak. Ajo akuzohet për trafikim armësh e municionesh.

Morina u soll në gjykatë bashkë me miqtë e saj me të cilët udhëtonte, shoferin personal Fitim Muji dhe biznesmenin Fisnik Syla.

Në vijim, pamjet nga SYRI TV:

ARRESTIMI ME 19 SHTATOR 2020

Policia Kufitare e Morinës më 19 shtator 2020 njoftoi se goditi një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.Policia sekuestroi një pistolete me 23 fishekë luftarakë si dhe një pistoletë çakmak dhe arrestoi 34-vjeçaren Fjolla Morina, që zotëronte armën e zjarrit.

Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës u vunë në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, tek mjeti tip "Audi", me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "Zoraki", me 23 fishekë. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar si lodër çakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë

F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë

F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit". Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco