'Më dërgoi Trump'/ Grenell: Miku im vjen me një çek të madh në Kosovë

'Më dërgoi Trump'/ Grenell: Miku im vjen me një çek të madh në Kosovë

20:14, 21/09/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekoroi të hënën mbrëma me Medaljen Presidenciale të Meritave, ambasadorin Richard Grenell, në nderim të kontributit të jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara për arritjen e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do sjellë paqe, stabiliteti ekonomik dhe jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe rajonit”, tha presidenti Thaçi.

Ai falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump, për angazhimin në arritjen e marrëveshjes ndërsa nënvizoi se “kjo marrëveshje u bë e mundshme në Shtëpinë e Bardhë dhe ne besojmë fuqishëm se përsëri SHBA-të mund të arrijë marrëveshjen finale politike për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.

Zoti Grenell mbërriti të hënën në mbrëmje në Prishtinë si pjesë e një delegacioni, që drejtohet nga shefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe shefja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed, pas ditë pas dakordësimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin ekonomik.

Ai tha se kjo vizitë është dëshmi e përkushtimit amerikan për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.

“Erdhëm ta dëshmojmë përkushtimin rreth marrëveshjes për normalizimin ekonomik. E dimë se Kosovës i janë bërë premtime në të kaluarën dhe duam të zotohemi se do të vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjes”, tha ai.

Në konferencën për shtyp, Grenell tha se miku i tij, Adam Boehler ka ardhur me një çek të madh dhe të bukur në Kosovë.

Kurse, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler theksoi se do të investojnë 100 milionë dollarë në Kosovë.

“100 milionë dollarë do të investojmë në Kosovë, ne kemi ardhur me kolegë që të ju tregojmë së sa jemi serioz. Ne jemi këtu për të nënshkruar një marrëveshje dhe për te investuar”, tha ai.

Grenell tha se Trump e kishte dërguar në Kosovë për të zbatuar marrëveshjen, që të mos mbeten vëtëm fjalë.

Sipas tij, Trump ka provuar se e mban fjalën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco