Kosova rrit bashkëpunimin me Holandën/ Firmoset ‘Marrëveshja për Sigurimet Sociale’ mes dy vendeve

Kosova rrit bashkëpunimin me Holandën/ Firmoset ‘Marrëveshja për Sigurimet Sociale’ mes dy vendeve

16:52, 17/09/2020

Një ditë e rëndësishme ka qënë kjo e sotmja për diplomacinë kosovare, ku ministrja Haradinaj-Stublla është pritur nga homologu i saj holandez Stef Blok.

Nëpërmjet një postimi në Fcebook, ministrja Haradinaj-Stublla ka njoftuar se në takimin e zhvilluar është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë me theks të veçantë Marrëveshja e Uashingtonit mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurimet Sociale ndërmjet Kosovës dhe Holandës, që lidhet me pensionet dhe përfitimet ligjore të ndërsjella.

‘Vlen të theksohet se kjo marrëveshje e re e shfuqizon atë midis ish-Jugosllavisë dhe Holandës’, ka përfunduar Haradinaj-Stublla.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla:

U prita sot në takim zyrtar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok.

Duke e falënderuar për pritjen, me homologun holandez biseduam për zhvillimet politike në Kosovë me theks të veçantë Marrëveshja e Uashingtonit mes të Kosovës dhe Serbisë, që i paraprinë marrëveshjes finale për njohje reciproke, dhe avancimit në pozicion njohës të pesëshes së mbetur të BE-së.

Diskutuam edhe për mungesën e liberalizimit të vizave pas përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, dhe kërkova nga z.Blok që Holanda të rishikojë qëndrimin skeptik ndaj kësaj agjende. I dorëzova poashtu edhe raportin e azhurnuar të Kosovës për gjendjen në sundim të ligjit, krimin e organizuar, dhe migrimin - çështje këto që ndërtojnë qëndrimin skeptik holandez - dhe e ftova të shkëmbejmë grupe të përbashkëta punuese në nivel ekspertësh që do të adresojnë shqetësimet e autoriteteve holandeze.

Në frymën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, me Ministrin Blok nënshkruam edhe Marrëveshjen për Sigurimet Sociale ndërmjet Kosovës dhe Holandës, që lidhet me pensionet dhe përfitimet ligjore të ndërsjella. Vlen të theksohet se kjo marrëveshje e re e shfuqizon atë midis ish-Jugosllavisë dhe Holandës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco