Kosovë/ Masa të reja kundër koronavirusit

Kosovë/ Masa të reja kundër koronavirusit

09:06, 16/09/2020

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka theksuar se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ndërsa ka kërkuar marrjen e masave shtesë pas hapjes së shkollave.

Planin e masave të reja e ka diskutuar me drejtorin e IKSHPK-së, Prof. Dr Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës Prof. Dr Lul Raka dhe me Dr. Visar Berishën, njofton ministri.

“Tash për tash, situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, por puna duhet të vazhdojë dhe asesi nuk duhet të relaksohemi. Në takim pune që zhvillova gjatë pasdites së sotme me drejtorin e IKSHPK-së, Prof. Dr Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës Prof. Dr Lul Raka, Dr. Visar Berisha nga zyra e kryeministrit si dhe me bashkëpunëtorët e tjerë analizuam situatën me Covid 19 dhe hapat që duhet t'i ndërmarrim në ditët në vijim sa i përket masave të reja”, deklaroi ai përmes një postimi në “Facebook”

Zemaj thekson se prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë vazhdon të jetë lufta kundër COVID-19 por, duke mos i lënë anash projektet e tjera.

“Theksoj përsëri që tashmë kur kemi hapjen e shumicës së shkollave në nivel vendi është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për parandalimin e përhapjes së Covid 19. Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional. Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi dhe unë si ministër në veçanti do të jemi të përkushtuar ta ruajmë shëndetin publik para se gjithash", tha Zemaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco