‘Rikonfirmova orientimin Euro-Atlantik të Kosovës’/ Ministrja Haradinaj takim me shefin e BE-së

‘Rikonfirmova orientimin Euro-Atlantik të Kosovës’/ Ministrja Haradinaj takim me shefin e BE-së

18:12, 14/09/2020

Ditën e sotme, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, ministrja Haradinja-Stublla thekson se në këtë takim, i ka rikonfirmuar shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian, orientimin Euro-Atlantik të Kosovës, si rrugë e pa-alternativë.

Postim i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla:

E mirëprita sot në një takim të parë njoftues, Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Rikonfirmova orientimin Euro-Atlantik të Kosovës, si rrugë e pa-alternativë për Kosovën.

Shpreha vendosmërinë e Kosovës për një marrëveshje gjithpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht të detyrueshme, e cila sjellë njohjen reciproke mes dy vendeve, në koordinim të plotë me ShBA-të dhe me ndihmën e Bashkimit Europian.

Tash pas marrëveshjes së Uashingtonit për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohjes nga Izraeli, presim që edhe Bashkimi Europian të lehtësoj përafrimin njohjes nga pesë vendet anëtare të BE që ende nuk e kanë bërë një gjë tillë. Poashtu presim veprim strategjik për obligimet e mbetura kontraktuale në të drejtën e fituar të Kosovës për lëvizje të lirë pa viza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco