Ministrja Haradinaj bisedë me homologun turk: Jemi të përkushtuar, që njohjet ndërkombëtare të shtohen

Ministrja Haradinaj bisedë me homologun turk: Jemi të përkushtuar, që njohjet ndërkombëtare të shtohen

17:04, 12/09/2020

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka pasur sot një bisedë telefonike me homologun e saj turk, Mevlüt Çavu?o?lu.

Me anë të një postimi në Facebook, kryediplomatja kosovare ka njoftuar se temë e këtij diskutimi ishin edhe njohjet për shtetin e Kosovës.

“Theksova se ne si shtet i ri, jemi të përkushtuar që njohjet tona ndërkombëtare të shtohen dhe të fuqizohet subjektiviteti ynë ndërkombëtar”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla.

Postimi i plotë i Meliza Haradinajt:

Zhvillova një bisedë të gjatë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavu?o?lu.

Shpreha mirënjohje ndaj shtetit të Turqisë për përkrahjen në vazhdimësi të Republikës së Kosovës, në rrafshin bilateral dhe atë të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Theksova se ne si shtet i ri, jemi të përkushtuar që njohjet tona ndërkombëtare të shtohen dhe të fuqizohet subjektiviteti ynë ndërkombëtar. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me miqtë tanë me të cilët kemi të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi dhe raporte të pathyeshme. Në po këtë kontekst, rikonfirmova se marrëdhënia e ngushtë bashkëpunuese me Turqinë është e shkëlqyeshme, dhe avancimi i interesave tona të përbashkëta do të bëhet në drejtim të forcimit të ndërsjellë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco