Kosovë/ 69 raste dhe 7 viktima nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Kosovë/ 69 raste dhe 7 viktima nga Covid 19 në 24 orët e fundit

15:06, 10/09/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 69 raste pozitive

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.832.

Numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco