Vuciç kërkoi telefonatë me Putinin që t’i shpjegonte atij marrveshjen e arritur në Uashington

Vuciç kërkoi telefonatë me Putinin që t’i shpjegonte atij marrveshjen e arritur në Uashington

13:08, 10/09/2020

Marrëveshja në Uashington i ka acaruar raportet Serbi – Rusi. Pala serbe ka reaguar ashpër duke i quajtur primitive reagimet e zëdhënëses së MPJ’së së Rusisë Maria Zaharova e cila publikoi sekuenca të filmit Basic Instinct duke aluduar se Vuçiç u poshtërua në Ëashington.

I pari që reagoi ishte Marko Gjuriq i cili shpalosi se Putin e kishte poshtëruar Vuçiçin duke e lënë të pres nga 1 orë e gjysmë në Moskë para takimeve. Pas kësaj dy palët janë munduar t’i ulin tensionet duke realizuar një telefonatë Vuçiç -Lavrov.

Por, Vuciç, shkruan Gazeta Express, nuk është mjaftuar me kaq. Kremlini sot ka bërë me dije se telefonata Vuçiç -Putin që është realizuar sot ka ardhur me iniciativë të palës serbe.

Në kumtesën e lëshuar në Moskë thuhet se Rusia e çmon kontributin personal të Aleksandër Vuçiç për zhvillimin e lidhjeve ruso -serbe.

Pastaj, bëhet e ditur se Vuçiç gjatë telefonatës me Presidentin e Rusisë e ka njoftuar për bisedimet Kosovë -Serbi të zhvilluar në Uashintgon dhe Bruksel ndërmjet 4 dhe 7 shtatorit.

Aty bëhet e ditur se telefonata është iniciuar nga pala serbe dhe kryesisht është folur për raportet Kosovë -Serbi.

Sipas njoftimit, Putin e ka përsëritur qëndrimin e Rusisë se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për Beogradin dhe duhet të aprovohet në Këshill të Sigurimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco