'Nëse Izraeli njeh Kosovën, Serbia nuk do të transferojë ambasadën në Jerusalem'

'Nëse Izraeli njeh Kosovën, Serbia nuk do të transferojë ambasadën në Jerusalem'

08:31, 10/09/2020

Nëse Izraeli arrin marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me  Kosovën, Serbia nuk do të transferojë ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Në zyrtar i afërt me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili mbetet anonim, në një prononcim për gazetën “Jerusalem Post” bëri një vlerësim në lidhje me deklaratat e Izraelit se do të njohë Kosovën, citon TRT.  

Zyrtari serb tha se njohja e Kosovës nga Izraeli mund të dëmtojë marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Tel-Avit, si dhe shtoi: “Nëse Izraeli njeh Kosovën si një shtet të pavarur, Serbia nuk do të transferojë ambasadën e saj në Jerusalem. Krahas kësaj, ky hap mund të dëmtojë marrëdhëniet Serbi-Izrael dhe këto marrëdhënie nuk mund të kthehen kurrë si më parë. Kaq e thjeshtë”.  

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kishte deklaruar se Kosova do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin kurse Serbia do të transferojë ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Kurse Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu kishte deklaruar se  Kosova, që ka marrë vendim për të normalizuar marrëdhëniet me vendin e tij, do të hapë ambasadë në Jerusalem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco