Mal i Zi, Abazoviç: Largohemi nga qeveria nëse kërkohet mosnjohja e Kosovës

Mal i Zi, Abazoviç: Largohemi nga qeveria nëse kërkohet mosnjohja e Kosovës

08:01, 10/09/2020

Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit "E zeza mbi të bardhë" në Malin e Zi, deklaroi se do të largohej nga qeveria, nëse do të kërkohej mosnjohja e shtetit të Kosovës.

Abazoviç vuri në dukje se, nëse iniciohet tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ai do të largohet nga qeveria, sepse për të qenë një partner në qeveri, siç deklaroi ai në Klan Kosova, të gjithë duhet të respektojnë parimet.

"Ne patjetër që do të largohemi nga qeveria nëse hapet diçka të tillë. Nëse diçka fillon jashtë marrëveshjes, ne nuk jemi më pjesë e Qeverisë së Malit të Zi," shtoi Abazoviç.

Sipas tij, është e njëjta gjë me pikat e tjera të marrëveshjes, ku ka interesa të tjera të popullit malazes dhe shenja identiteti, siç është bashkëpunimi me NATO-n.

"Ne duhet të bashkëpunojmë, duhet të shkojmë drejt Bashkimit Evropian. Na duhet NATO sepse jemi një vend i vogël, kemi nevojë për bashkëpunim me vendet në rajon. Nëse dikush nuk është afër këtyre parimeve, ai nuk është më partneri ynë," tha Abrazoviç.

Abazoviç, një shqiptar i cili, së bashku me partitë e tjera, rrëzuan Presidentin Milo Gjukanoviç nga pushteti në Malin e Zi, përmendën disa ngjarje që, sipas tij, janë fakte.

"Unë nuk i bëra njerëzit të votojnë për mua, nuk kam një mekanizëm. Ata e dinë, është e vërtetë që pa ne ata nuk mund të formojnë qeverinë. Nëse është e pranueshme, ne do të firmosim para mediave," tha Abazovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco