Marrëveshjet Kosovë-Serbi/ Erdogan bisedë telefonike me Thaçin dhe Vuçiç

Marrëveshjet Kosovë-Serbi/ Erdogan bisedë telefonike me Thaçin dhe Vuçiç

23:34, 09/09/2020

Lidhur me zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka realizuar një bisedë-telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sipas faqes zyrtare të presidencës turke në Twitter.

Në njoftimin e publikuar, thuhet se Erdogan ka biseduar me presidentin Thaçi, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Janë diskutuar zhvillimet rajonale dhe hapat që synojnë forcimin e marrëdhënieve Turqi-Kosovë dhe Turqi-Serbi.

Presidenti Erdogan u pajtua me Presidentin Thaçi dhe Presidenti Vuçiç për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe konsultave për çështje bilaterale dhe regjionale”, sqarohej në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco