Diplomatët e BE: Marrëveshja finale Prishtinë-Beograd mbyllet brenda një viti

Diplomatët e BE: Marrëveshja finale Prishtinë-Beograd mbyllet brenda një viti

21:00, 09/09/2020

Agjencia serbe e lajmeve, Beta raporton se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të mbyllet brenda një viti. Agjencia i referohet diplomatëve nga Brukseli.

Ata thonë se qëllimi është që të arrihet një marrëveshje e plotë dhe gjithëpërfshirëse sa më shpejt të jetë e mundur. Synimi është që të mos kalohet një vit.

Diplomatët i thanë agjencisë se marrëveshja finale do të hapë dyert e BE për të dy vendet dhe do të ofrojë zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura.

Ata shtuan se BE do të zbulojë një paketë të fortë me ndihmë ekonomike dhe financiare dhe me investime për Ballkanin Perëndimor. Paketa do të zbulohet brenda pak ditësh.

Ky lajm vjen në kohën kur i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha sot se dialogu duhet të përfundojë sa më shpejt

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco