'Si e hoqëm 'Njohjen' e Kosovës nga marrëveshja në Uashington, e zbuloi Shërbimi Sekret Serb'

'Si e hoqëm 'Njohjen' e Kosovës nga marrëveshja në Uashington, e zbuloi Shërbimi Sekret Serb'

12:47, 09/09/2020

Këshilltarja për media e presidentit serb, Suzana Vasileviq, i tha TV Prva të Beogradit se “shërbimet tona sekrete kishin informacione se Prishtina do të do të vendosë në dokumentin e Uashingtonit pikën 10, në të cilën kërkohej njohja e Kosovës nga Serbia.

Ajo ka sjellë në vëmendje se delegacioni i Kosovës para se të nisej për në Uashington kishte deklaruar se do ta kërkonte njohjen e Kosovës. “Shërbimi ynë Informativ kishte marrë paralajmërimin se ajo pikë do të figuronte në dokument” ka thënë ajo, citon Koha.net.

Ndaj, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç për këtë i kishte tërhequr vërejtjen përmes telefonit disa liderëve të BE-së dhe ishte përpjekur t’u shpjegonte se ajo pikë do të ishte në dokument. Por, ata, sipas znj. Vasileviq, kishin theksuar se nuk do të kishte dhe se do të bëhej fjalë vetëm për ekonominë.

Por, edhe vetë I Dërguari Special i Presidentit amerikan, Richard Grenell kishte paralajmëruar se delegacionit serb do të mund t’i bëhej një befasi.

“Në fund e keni parë se ajo pikë ishte, - ka thënë këshilltarja e presidentit Vuçiç. - Nga momenti kur (presidenti) e ka parë atë, për Aleksandar Vuçiçin nuk ka pasur më bisedime… Ai gjatë darkës as që ka nxjerrë zë”, sipas Vasileviq.

Presidenti serb kishte thënë se nuk do të vazhdonte bisedimet nëse nuk hiqej kjo pikë. Pas kësaj ishte bërë një pauzë prej gati dy orësh dhe kur kishte vazhduar biseda kjo pikë nuk ishte më, ka sqaruar ajo.

Pastaj, siç ka thënë ajo, dolën probleme për delegacionin e Kosovës, që ajo e quan “delegacion i Prishtinës”, meqë kishin mbetur pa pikën 10 e pastaj edhe për shkak të liqenit të Ujmanit dhe emrit “Republika e Kosovës”,  përcjell Koha.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco