Avdulla Hoti vendos t'ia tregojë parlamentit, të gjitha sekretet e marrëveshjes në Uashington

Avdulla Hoti vendos t'ia tregojë parlamentit, të gjitha sekretet e marrëveshjes në Uashington

13:33, 08/09/2020

Kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti ka vendosur t'ia tregojë parlamentit, të gjitha "sekretet" e marrëveshjes me Serbinë në Uashington. Ai e dha vetë këtë njoftim:

"Kam kërkuar që në njërën nga seancat e ardhshme, të raportoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Më poshtë, ai ka publikuar në Fb, tekstin e letrës drejtuar Vjosa Osmanit:

"E nderuara Kryetare e Kuvendit,

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Kuvendit,

Më 4 shtator 2020, në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, është arritur një Marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky është hap shumë i rëndësishëm drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke në mes të dy shteteve.

Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive të mia kushtetuese e ligjore, jam i gatshëm që në njërën nga seancat e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës të raportoj para deputetëve për marrëveshjen në fjalë, si dhe për procesin e dialogut në përgjithësi.

Me respekt,
Avdullah Hoti
Kryeministër i Republikës së Kosovës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco