Ministri kosovar: Synojmë të kryejmë 3 mijë teste në ditë falas

Ministri kosovar: Synojmë të kryejmë 3 mijë teste në ditë falas

14:48, 14/08/2020

Ministri kosovar i Shëndetësisë Armend Zemaj ka raportuar para Komisionit parlamentar për Shëndetësi, në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Zemaj para deputetëve ka thënë se ndonëse janë licencuar laborator privat për kryerjen e testeve që vërtetojnë pranin apo jo të virusit korona,  janë duke bërë çmos që të ngrenë kapacitetet brenda  institucioneve shëndetësore publike që t'u mundësohet qytetarëve në masë sa më të madhe qasje falas për të kryer testet, raporton IndeksOnline.

“Nëse brenda institucioneve tona shëndetësore, saktësisht gjashtë qendrave tona rajonale, si dhe në Institutin e Shëndetësisë Publike, ashtu edhe në Klinikën Infektive, ofrojmë laboratorë ku kryhen testime, atëherë do të arrijmë maksimumin e kryerjes së testimeve, duke mbuluar kështu nevojat e qytetarëve. Sipas planifikimeve që kemi synojmë 3 mijë teste në ditë të kryhen falas”, tha Zemaj para deputetëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco