Kosovë: 201 pacientë shërohen, 142 të tjerë infektohen me koronavirus

Kosovë: 201 pacientë shërohen, 142 të tjerë infektohen me koronavirus

14:32, 14/08/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi mesditën e së premtes, se gjatë 24 orëve të fundit,  janë testuar gjithsej 466 mostra prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive dhe 8 raste vdekje me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 11.130 raste nga 43.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 381 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.932. 

Rastet pozitive janë nga:

komuna Prishtinë 45 raste,

Gjilan 10 raste,

Podujevë 10 raste,

Pejë 8 raste,

Prizren 8 raste,

Mitrovicë 7 raste,

Gjakovë 5 raste,

Vushtrri 5 raste,

Fushë Kosovë 5 raste,

Ferizaj 4 raste,

Deçan 4 raste,

Istog 4 raste,

Malishevë 4 raste,

Drenas 3 raste,

Klinë 3 raste,

Obiliq 3 raste,

Dragash 2 raste,

Kamenicë 2 raste,

Lipjan 2 raste,

Rahovec 2 raste,

Skenderaj 2 raste,

Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco