Vdes një infermiere në Pejë nga COVID-19

Vdes një infermiere në Pejë nga COVID-19

13:03, 14/08/2020

Një infermiere e Spitalit të Pejës ka vdekur si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur sot ky institucion shëndetësor.

Ajo ishte 63-vjeçare me 42 vjet përvojë pune, njofton Koha.net.

“Pas një beteje me Covid-19, fatkeqësisht sot humbi jetën infermierja e repartit të Infektives Znj. Shkurte Gecaj. Kolegia jonë do të mbahet mend si punëtore e madhe dhe gjithmonë e gatshme t’u shërbejë pacientëve. Përgjatë 42 viteve të punës dhe deri në moment të fundit të jetës ishe afër pacientëve. Kolegët tuaj nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, do të ju kujtojnë përjetë ashti siç ishe punëtore, e urtë, e afërt për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco