Situatë e rëndë në Kosovë: 193 të infektuar të tjerë me COVID, 8 të vdekur

Situatë e rëndë në Kosovë: 193 të infektuar të tjerë me COVID, 8 të vdekur

07:44, 14/08/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të enjten se gjatë 24 orëve të fundit,  rezultojnë 193 raste pozitive dhe 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive tashmë është 10.988 raste nga 42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.999.

Rastet pozitive janë nga: Image

komuna Prishtinë 56 raste,

komuna Pejë 18 raste,

Gjilan 14 raste,

Vushtrri 13 raste,

Mitrovicë 11 raste,

Prizren 11 raste,

Podujevë 10 raste,

Gjakovë 8 raste,

Drenas 5 raste,

Viti 5 raste,

Ferizaj 4 raste,

Fushë Kosovë 4 raste,

Klinë 4 raste,

Skenderaj 4 raste,

Suharekë 4 raste,

Deçan 3 raste,

Lipjan 3 raste,

Malishevë 3 raste,

Dragash 2 raste,

Han i Elezit 2 raste,

Kaçanik 2 raste,

Obiliq 2 raste,

Shtime 2 raste dhe me nga një rast, komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog.

HOTI, THIRRJE KOSOVES: SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ESHTE E RENDE, NDERGJEGJESOHU

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka drejtuar një thirrje të enjten popullit, që të vetndërgjegjësohet për përmasat e dhimbshme që po merr epidemia në Kosovë. Në mesazhin e tij, Hoti tha:

Të dashur qytetarë,

Situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Numri i rasteve të infektuara mbetet i lartë, rastet e vdekjeve janë të shumta dhe të dhembshme.

Masat kufizuese DUHET të respektohen DETYRIMISHT. Inspektorati dhe policia janë në shërbim 24 orë pa pushim. Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës janë të sfilitur, por në ballë të detyrës dhe në rrezik permanent për jetën e tyre.

Megjithatë, beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar.

Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese.

Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco