FOTO/ Çfarë s'i ka bërë dje stuhia e fortë, Gjilanit

FOTO/ Çfarë s'i ka bërë dje stuhia e fortë, Gjilanit

11:18, 13/08/2020

Një stuhi e fortë ere dhe shiu, rreth orës 13.30, ka përfshirë të mërkurën, fshatin Llashticë të Gjilanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Komuna njoftoi se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe larguan ujin nga dy bodrume të shtëpive atje.

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, ka njoftuar se stuhia e fortë kishte dëmtuar një çati të një lokali, një dritare të ambulancës, gjashtë shtylla të tensionit të lartë, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco