Kosovë: banorët e Karaçevës protestojnë në mbrojtje të kufirit

Kosovë: banorët e Karaçevës protestojnë në mbrojtje të kufirit

12:30, 12/08/2020

Të shtunën që e lamë pas (7 gusht), xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës, por banoret e zonës së Karaçevës, të pakënaqur me veprimet për një kohë të gjatë nga institucionet e siguresë së Kosovës, pritet të marrin veprime të tjera ka deklarua njëri nga përfaqësuesit të këtij fshati Selver Lenjani për Syri.net Kosova.

Ai ka theksuar për Syri.net Kosova “se gjatë këtyre ditëve kemi pasur takim intensive me banoret e fshatit dhe se duke parë se vazhdojnë të mos dëgjohemi si nga autoritetet e shteti të Kosovës dhe ato ndërkombëtare, në kemi marrë vendim se të mërkurën banoret e do të protestojnë në ora 12:30”.

Organizatoret e protestë kanë konfirmua për Syri.net Kosova se do të zhvillohet në hyrje të fshati saktësisht ku është e vendosur, tabela e KFOR-it, që tregon Be-passin, për banoret.

Njëri nga organizatoret Selever Leniani ka pohuar për Syri.net se do të ketë pankarta që do të ju bëjnë thirrje institucioneve të shtetit të Kosovës që të mbrojnë jetën e qytetare dhe tërësinë territoriale.

Ne nuk do të ndalim veprimet tona ka saktësuar Lenjani gjerë sa të kthehet e drejta jonë që të jetojmë të mbrojtur në territorin tonë stërgjyshorë.

  Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe ish- kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli, për Syri, net Kosova,  duke thënë se do të jetë pjesë e protestës, pas vetme pak metra nga dera e shtëpi time të shtunën jam përballuar me një pamje të frikshme ku 11 xhandar serb mbushen rrugën”.

Ne shpresojmë që zëri jonë të dëgjohet nga institucionet e shteti të Kosovës si dhe KFOR-i, jo vetëm që nuk duhen përsëritur veprime të tilla, por është obligim që të mbrohet territori dhe të kthehen masat e sigurisë në fshat dhe të vendoset dhe një postë policie ka saktësuar Surdul.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco