Grevë në Trepçë, minatorët kërkojnë rritje page

Grevë në Trepçë, minatorët kërkojnë rritje page

12:32, 12/08/2020

Mëngjesin e së mërkurës disa minatorë në minierën e Trepçës nuk kanë filluar punën, si ditëve të zakonshme. Ata janë grumbulluar para minierës për të bojkotuar punën duke kërkuar rritje pagash për 10 %.

Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Trepçës, ka thënë se bëhet fjalë për një grup të punëtorëve të transportit kryesor në këtë minierë, raporton indeksonilne.

 “Një pjesë e punëtorëve të transportit në kryesor në Trepçë kanë kërkuar rritje pagash për 10% si dhe sistematizimin e vendeve të punës.

Por, shefi ekzekutiv, javën e kaluar i ka njoftuar se iu është miratuar kjo kërkesë dhe sot përsëri shkon në vendin e ngjarjes dhe ua shpjegon”, ka thënë Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco