Në një javë ministrja Haradinaj liron dy ish-ushtarë të UÇK-së/ Njëri u ndalua në Tiranë, tjetri në Ankara

Në një javë ministrja Haradinaj liron dy ish-ushtarë të UÇK-së/ Njëri u ndalua në Tiranë, tjetri në Ankara

16:58, 08/08/2020

Janë rritur tensionet ditën e sotme mes Kosovës dhe Serbisë pas ndalimit të Gjeneral Imri Ilazi në aeroportin e Antalya-s, për llogari të palës serbe.

I menjëhershëm ka qënë reagimi I palës Kosovare, ku Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj, ka kontaktuar homologun turk dhe për punë minutash situate është zgjidhur duke liruar Gjeneral Imri Ilazi.

Në postimin e saj në Facebook, ministrja Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj palës serbe, ku sipas saj Serbia si palë agresore, që nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që vranë, masakruan, dhunuan, shkatërruan e vodhën gjithçka, NUK do të duhej të ketë mundësinë të ulet në tavolinën dialoguese përballë Kosovës përderisa përditëson fletëarrestet politike ndaj luftëtarëve çlirimtarë që mbrojtën pragun e shtëpisë!

Postimi i ministres Meliza Haradinaj:

Pas disa minutash, Ministri dhe Ambasada jonë në Ankara më njoftuan se z.Ilazi është liruar.

Kam kontaktuar në mëngjesin e sotëm Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Çavu?o?lu - për t’u interesuar rreth ndalimit të veteranit të UÇK-së Gjeneral Imri Ilazi në aeroportin e Antalya-s. Pas disa minutash, Ministri dhe Ambasada jonë në Ankara më njoftuan se z.Ilazi është liruar.

Serbia si palë agresore, që nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që vranë, masakruan, dhunuan, shkatërruan e vodhën gjithçka, NUK do të duhej të ketë mundësinë të ulet në tavolinën dialoguese përballë Kosovës përderisa përditëson fletëarrestet politike ndaj luftëtarëve çlirimtarë që mbrojtën pragun e shtëpisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco