‘Italia dërgon ekip mjekësor në Kosovë’/ Ministrja Haradinaj: Ndihma në luftën anti-COVID-19, akt fisnik!

‘Italia dërgon ekip mjekësor në Kosovë’/ Ministrja Haradinaj: Ndihma në luftën anti-COVID-19, akt fisnik!

21:33, 06/08/2020

Në ndihmë të stafit mjekësor që po përballet me betejën e koronavirusit, Italia do dërgojë një ekip mjekësh ushtarakë drejt Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në një postim të sajin në Facebook.

“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë të Kosovës në luftën anti-COVID-19 dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Postimi i plotë:

Zhvillova një telefonatë shumë përmbajtësore me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Shpreha mirënjohjen time për kontributin e Italisë në shtetndërtimin e Kosovës, si partner strategjik, veçanërisht në aspektin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend përmes komandës së KFOR-it.

Ministri Di Maio, më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, për këtë akt fisnik e falënderova përzemërsisht.

Kërkova nga homologu italian që Italia të vazhdojë të jetë zë përkrahës për të drejtën e Kosovës për lëvizjen pa viza, tani që me të drejtë presim përmbylljen e këtij procesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco