E akuzuan se shkeli protokollin për COVID-19, kundërpërgjigjet kryeministri Hoti

E akuzuan se shkeli protokollin për COVID-19, kundërpërgjigjet kryeministri Hoti

09:48, 03/08/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë mjaft kativ në takime publike në ditët përpara se të identifikohej me Covid-19 ditën e djshme. Por menjëherë pas kësaj ka pasur reagime të shumta dhe mes tyre edhe nga deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila e cila e ka akuzuar se ka shkelur protokollin e vendosur nga vetë qeveria që ai drejton.

Por Hoti është kundërpërgjigjur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shpjeguar  se është testuar të dielën rreth orës 16:00 dhe se menjëherë është izoluar.

“Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16. Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket. Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten”, ka shkruar Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco