Mungon në martesën e djalit/ Kryetari i Komunës respekton kushtet e vetizolimit nga COVID-19

Mungon në martesën e djalit/ Kryetari i Komunës respekton kushtet e vetizolimit nga COVID-19

20:53, 27/07/2020

I dyshuar si i infektuar me Covid-19, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nuk ka marrë dot pjesë në një nga ditët më të rëndësishme të djalit të tij të dytë, ku ky i fundit zhvilloi sot ceremoninë martesore.

Kryetari Lladrovci është në vetizolim pasi shfaqi simptoma të COVID-19 dhe vendosi mos marrë pjesë në ceremoninë martesore.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka ndarë një foto të çiftit duke i uruar atyre sa më shumë lumturi.

Postimi i plotë:

“Sot është ditë e shënuar në familjen tonë!

Djali im i dytë, Driloni me Elenën kanë vënë kurorë.

Elenës dhe Drilonit i dëshiroj lumturi dhe gjithmonë të vazhdojë dashuria e tyre.

Për shkak të kushteve të vetizolimit, nuk mora pjesë në ceremoni, por, mendja dhe zemra ime ishte me ta, ashtu siç ishin edhe bekimet e Babës Tush e Nënës Ki për çiftin.

Ju duam Elenë e Drilon, paçi gjithmonë lumturinë!”, shkruan ai krah fotos. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco